Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

E kryer/ Një bomber për Gattuson, Valencia përforcon sulmin

Edinson Cavani do të vazhdojë karrierën në La Liga. “El Matador” doli lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Manchester United, gjatë kësaj kohe ka marrë oferta të shumta, por më në fund ka zgjedhur ekipin e ardhshëm.

Sulmuesi uruguaian ka pranuar ofertën e Valencias dhe në dy vitet e ardhshme do të punojë me Gennaro Gattuson. Një përforcim fantastik për klubin spanjoll që bën të vetin një goleador të lindur, pavarësisht moshës 35-vjeçare.

Cavani ka luajtur më parë në Serie A me Napolin dhe Palermon, në Ligue 1 me PSG-në dhe në Premier League me Manchester United. Me kombëtaren e Uruguait, ai numëron 58 gola të shënuar në 133 ndeshje.

Tani do të provojë aventurën e parë në futbollin iberik me objektivin për të ndihmuar Valencian të rikthehet në Europë me golat e tij, teksa shpreson të mbërrijë sa më në formë në Botërorin e Katarit (20 nëntor-18 dhjetor).

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...