Në Angli janë të sigurt: Alexis Mac Allister do të jetë pjesë e Liverpoolit duke filluar nga sezoni i ardhshëm. Shumë klube ishin të interesuara për mesfushorin e Brightonit.
Por, në fund garën e kanë fituar The Reds. Jurgen Klopp e vlerëson shumë 24-vjeçarin, i cili luajti dhe fitoi Botërorin Katar 2022 si protagonist me Argjentinën.
Lexo edhe:
- VIDEO/ Triumfi me “manita”, Muçi gjen golin e radhës në Poloni
- Tragjedi në Juventus-Sevilla, tifozi ndërron jetë në stadium
- Rinovimi/ Takimi me presidentin, Spalletti zbulon se çfarë ndodhi
- Manchester City, ankohet Guardiola: Na “fiku” Eurovizioni!
Në arkat e Brightonit do të përfundojnë rreth 70 milionë paund, ndërkohë që “luftëtari” i mesfushës do të firmosë një kontratë të gjatë me Liverpoolin.
Një përforcim i rëndësishëm për gjermanin Klopp, i cili është përballur me vështirësi të shumta në mesfushë. Repart që do të bëhet më i fortë me zbarkimin e Mac Allister në “Anfield”.
