Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

E kryer/ Po vuan tek United, mesfushori transferohet në Bundesliga

Donny Van de Beek do të riniset nga Bundesliga. Mesfushori i avancuar ishte një futbollist fantastik tek Ajaxi, por nuk ka arritur të përsëritë veten te Manchester United.

Klub ku u transferua në shtatorin e vitit 2020 për 39 mln euro. 26-vjeçari nuk bën pjesë në planet e teknikut Erik ten Hag, ndërkohë që ka zgjedhur të vijojë sezonin tek Eintracht Frankfurt.

Për të luajtur me synimin e gjetjes së formës së ditëve më të mirë. Dhe me shpresen e marrjes së një ftese nga kombëtarja e Holandës në Euro 2024.

Lexo edhe:

Dy klubet kanë arritur marrëveshjen për huazimin e Van de Beek, me klubin gjerman që do të ketë mundësinë e blerjes së tij në verë për një shumë rreth 15 mln euro.

Ky do të jetë huazimi i dytë për lojtarin tulipan (21 minuta aktivizim këtë sezon), i cili veshi edhe fanellën e Evertonit nga janari deri në verën e vitit të kaluar.

Eintrachti, që fundjavën e kaluar mposhti 5-1 Bayernin, renditet në vendin e shtatë në Bundesliga. Teksa është kualifikuar në raundin e 1/16-ve në Conference League.

Lajme të tjera

Champions League

Me një barazim spektakolar 3-3, Manchester City merr një farë avantazhi ndaj Realit të Madridit, duke qenë se sfidën e kthimit do ta luajë...

Champions League

E cilësuar si një finale e parakohshme Real Madrid-Manchester City rezultoi e tillë edhe në aktin e parë çerekfinal të Ligës ss Kampionëve. Në...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...