Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

E kryer/ Rinovimi pas ndeshjes së kthimit, festë te Reali

Nuk është momenti për të folur për të ardhmen. Unë jam i fokusuar për të fituar trofe me Realin, nuk e mbaj aspak mendjen tek e ardhmja”, deklaroi Toni Kroos pas barazimit 2-2 në Mynih kundër Bayernit.

“Los Blancos” siguruan një rezultat pozitiv në Gjermani. Dhe javën e ardhshme do të tentojnë fitoren në shtëpi për të siguruar një biletë në finalen e Champions League.

Në Spanjë bëjnë të ditur se mesfushori, i cili vazhdon të shkëlqejë pavarësisht se vitet kalojnë, do të jetë pjesë e Realit edhe sezonin e ardhshëm.

Lexo edhe: 

Marrëveshja me presidentin Florentino Perez është arritur. Zyrtarizimi, sipas raportimeve që vijnë nga Spanja, do të ndodhë pas përfundimit të duelit të dytë kundër Bayernit.

34-vjeçari e ka shprehur në disa raste dëshirën për t’u tërhequr. Por gjendja e tij fizike është shumë e mirë, skuadra gjithashtu vijon të fitojë dhe të jetë ndër më të fortat në planet.

Dashuria dhe respekti në Madrid nuk i kanë munguar kurrë. Dhe Kroos do të firmosë javën e ardhshme rinovimin aq shumë të mirëpritur nga tifozët “Los Blancos” dhe tekniku Carlo Ancelotti.

Pasimi magjik, Kroos modest: Merita e Vinicius Jr, ju shpjegoj pse

Lajme të tjera

Kombëtare

Trajneri Sylvinho analizoi barazimin 2-2 të Shqipërisë përballë Kroacisë në Hamburg, ku preku disa tema të ndryshme. “Mendoj se zhvilluam një ndeshje shumë të...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Futboll

Kapiteni i kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi, ka pasur këtë të hënë, përpara seancës së dytë stërvitore në Atlanta të “Albicelestes”, e cila po...

Euro 2024

Nedim Bajrami hyri në historinë e Kampionatit Evropian me golin e shënuar ndaj Italisë, në ndeshjen debutuese të Shqipërisë në eventin e futbollit që...