Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

E kryer/ Ten Hag bind ish-lojtarin, United forcon qendrën e mbrojtjes

Pas firmës me Tyrell Malacia, Manchester United vijon ta shohë Eredivisie si vendin ideal për transferimin e futbollistëve. Objektivi i radhës për Djajtë e Kuq është Lisandro Martinez, një njohje e vjetër për trajnerin Erik ten Hag.

Qendër-mbrojtësi argjentinas zhvilloi një sezon fantastik me fanellën e Ajaxit, ku u shpall edhe lojtari i vitit për “Harkëtarët”. Së fundmi, 20-herë kampionët e Anglisë kanë bërë një ofertë konkrete në adresë të gjigantëve holandezë me vlerë 37 milionë paundë.

Propozimi i United i hap udhën negociatave, me “Djajtë e Kuq” të vendosur për të përforcuar mbrojtjen pas pësimit të një shifre rekord prej 56 golave në sezonin që lamë pas. Për shërbimet e Lisandro Martinez, Manchester United do të ketë edhe konkurrencën e Arsenalit që gjithashtu ka shprehur interesim për 24-vjeçarin.

Raporti i Lisandro Martinez me Erik ten Hag pritet të jetë një bonus ekstra për “Djajtë e Kuq” gjatë negociatave, me dyshen që ka bashkëpunuar në tre sezonet e fundit, që kur Ajax e transferoi nga klubi argjentinas i Defensas në 2019.

Nr.1 i Manchester United e sheh qendër-mbrojtësin si një opsion ideal për t’i dhënë më shumë siguri repartit defensiv por edhe për të implementuar idetë e tij të reja, me lojën që do të bazohet mbi qarkullimin e shpejtë të topit dhe pasimet e shpeshta ndërsa Lisandro Martinez është i specializuar në këto aspekte.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...