Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

E kryer/ Tirana humbet një tjetër titullar, 150 mijë euro për kampionët

Marsel Ismajlgeci nuk është më lojtari i Tiranës. “SuperSport” mëson se kapiteni është larguar nga ekipi dhe do të transferohet në Bosnja dhe Hercegovina te  ekipi i Zrinjski Mostar, skuadër me të cilën Tirana u përball në eliminatoret e Europa Conference League.  Nga ky transferim, Tirana do të përfitoj 150 mijë euro.

Ismajlgeci është largimi i dytë i rëndësishëm nga kampionët e Shqipërisë pas Redon Xhixhës, i cili do të vijojë karrierën në Azerbajxhan te Qarabag.

22-vjecari është produkt i akademisë së Tiranës dhe që prej sezonit 2020/2021 ka qenë titullar i padiskutueshëm për bardheblutë, duke dhënë kontributin e tij në fitimin e titullit kampion.

Edhe këtë sezon Ismajlgeci ka luajtur 16 sfida dhe largohet duke e lënë Tiranën në vendin e parë të renditjes me një pikë më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Partizani.

Tirana është mjaft aktive në merkato, teksa ka zyrtarizuar afrimin e Regi Lushkjes dhe Kristal Abazajt. Ndërkohë  nga ekipi është larguar Sherif Kallaku dhe pritet vetëm zyrtarizimi i Redon Xhixhës dhe Marsel Ismajlgecit si largimet e radhës nga “bardheblutë”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...