Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

E marta e futbollit në Supersport, kulmon me Chelsea-Leicester!

Futbolli elitar nuk mungon asnjë ditë në ekranin e Superpsport. E marta vjen me 3 sfida dy prej tyre nga raundi i 37-të i Premier Leagues. Pasi humbi finalen e FA Cup, Chelsea ka mundësinë ideale sot në mbrëmje në Stamford Bridge për t’u hakmarrë ndaj Leicester, në një ndeshje që mund të vendosë fatet e kualifikimit në Champions League për të dyja skuadrat. Blutë luajnë në shtëpi dhe shikohen si favoritë pasi Leicester në këtë sfidë do të mjaftohej edhe me një barazim për të mbajtur pas Blutë por edhe Liverpoolin. Në orën 20:00, 75 minuta më herët se Chelsea do të zbresë në fushë Manchester City që do të sfidojë Brighton në transfertë, në një ndeshje ku Citiziens do të tentojnë të thellojë numrin e fitoreve radhazi jashtë fushe duke e çuar në 13 për një record që mund të mos thyhet më për dekada. Nuk mungon as Serie A këtë të martë që vjen me duelin e prapambetur Lazio-Torino me skuadrën “granata” që ka nevojë për një pikë për të siguruar mbijetesën dhe për ta kthyer në një sfidë pa interes duelin e drejtëpërdrejtë ndaj Beneventos të dielën, edhe pse Simone Inzaghi me Lazion e tij do të kërkojë t’i bëjë një nder vëllait Pippo Inzaghi duke mposhtur Toron.

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...