Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

E martë kampionësh në Supersport, Milan-Juve premton emocione të forta!

5 sfida nga 3 kampionatet kryesore të Europës, njëra më e bukur se tjetra, ku kartolina padiskutim është supersfida e Serie A Milan-Juventus. Në San Siro por edhe në ekranin e Supersport luhet një nga duelet më të zjarrta të futbollit italian. Diferencat në klasifikim janë të mëdha por në fushë është një tjetër dhe këtë e tregoi edhe gjysmëfinalja e kthimit në Kupën e Italisë e zhvilluar pas pandemisë ku Milani arriti të rrëmbente një barazim edhe pse luajti me 10 lojtarë për më shumë se 70 minuta. Kuqezinjtë e Piolit të cilët vinë në këtë sfidë pas suksesit bindës ndaj Lazios në fundjavë, do të kërkojnë një tjetër rezultat pozitiv pasi synojnë të parakalojnë Romën në renditje për të shkuar në Europa League nga dera kryesore ajo e grupeve. Milani sot nëse ndal Juven mund t’i bëjë një nder kampionatit pasi mund ta rihapë atë gjithmonë nëse Lazio fiton në transfertën e orës 19:30 ndaj Lecces.

Ky duel mund të jetë edhe përballja e fundit mes dy legjendave të futbollit modern Zlatan Ibrahimovic dhe Cristiano Ronaldos, kjo për vetë faktin pasi vështirë se gjigandi suedez do të rinovojë me Milanin edhe për sezonin e ardhshëm. Java e 31-të e Serie A, megjithatë nis me sfidën Lecce-Lazio një sfidë të cilën bardhekaltrit e Simone Inzaghit duhet ta fitojnë me çdo kusht nëse duan të shpresojnë ende për titullin. Këtë të martë starton edhe java e 34-të e Premier League që vjen në ekranin e Supersport me dy sfida intriguese për zonën Champions. Në Emirates Stadium, Arsenali pret Leicester-in me objektiv të vetëm fitoren për të futur në garë për një vend në 4-shen e parë. Sfidë më e lehtë në letër për Chelsea-n që në transfertën ndaj Crystal Palace do të tentojë me çdo kusht të marrë tre pikët. Ndërkohë e marta e futbollit në Supersport do të mbyllet me duelin e orës 22:00 mes Celta Vigos dhe Valencias, sfidë e vlefshme për raundin e 35-të të La Ligas.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...