Alexandre Pato largohet nga Orlando City. Ish-sulmuesi i Milanit, i cili nuk ka luajtur që nga gushti për shkak të një operacioni në gju, nuk e ka rinovuar kontratën me klubin amerikan.
Pato u bashkua me Orlando City në shkurt të 2021, ndërsa kontrata i skadon në janar, me palët që nuk e panë të arsyeshme vazhdimin e bashkëpunimit.
Tashmë në moshën 33-vjeçare duket e vështirë që sulmuesi të gjejë një klub të mirë, megjithatë duket se ishi i Milan nuk ka ende ndërmend të largohet nga futbolli i luajtur.
