Abissnet Superiore

E mbyll në Shkodër para publikut të tij, futbollisti i Egnatias “var këpucët në gozhdë”

Pas 16 vitesh karrierë, Ndriçim Shtubina ka vendosur t’i thotë STOP futbollit të luajtur. Sipas burimeve të Supersport, 35-vjeçari i cili aktualisht është pjesë e Egnatias ka vendosur të “var këpucët në gozhdë” pikërisht në ndeshjen e radhës të kampionatit aktual.

Një sfidë të cilën Egnatia e luan në Loro Boriçi përballë Vllaznisë, ku sulmuesi anësor do të ketë mundësinë të përshëndetet edhe me publikun e qytetit të tij përballë skuadrës në të cilën “hodhi hapat” e parë në futboll.

Ndërkohë, për Shtubinën do të nisë një epokë e re e cila sërish do të lidhet me botën e futbollit, teksa atij i është ofruar një post drejtuesi në klubin e Egnatias. Rrogozhinasit kanë vlerësuar profesionalizmin e Shtubinës dhe tashmë kërkojnë kontributin e tij edhe në aspektin menaxherial.

Gjatë karrierës së tij, Shtubina është aktivizuar me shumë klube në Shqipëri, ku veç Vllaznisë ka qenë pjesë edhe e Skënderbeut, Flamurtarit, Kukësit, Laçit dhe së fundmi Egnatias.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency