Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

E mbylli me Teutën, Kallaku nuk humbet kohë dhe firmos në Rumani

Pasi mbylli zyrtarisht aventurën me Teutën në Abissnet Superiore, Sherif Kallaku ka gjetur edhe skuadrën e re për sezonin e ardhshëm. Fantazisti është transferuar në Rumani tek skuadra e Sepsi teksa përgatitet të nisë aventurën e dytë jashtë Shqipërisë duke qenë se më herët ai është aktivizuar edhe në Kroaci me Lokomotivën e Zagrebit.

Lexo edhe: 

Sezonin e fundit, skuadra e Sepsi e mbylli kampionatin në vendin e gjashtë ndërsa ishte pjesë e skuadrave që luftuan për titullin. Tashmë, duke nisur nga sezoni i ardhshëm, Sepsi do të ketë një vlerë të shtuar në fazën ofensive me Kallakun që ka cilësinë për të bërë skuadrën e tij të gjejë më lehtë rrugën e rrjetës. Kujtojmë se 25-vjeçari nuk do të jetë shqiptari i vetëm në radhët e Sepsi pasi aty aktivizohet edhe mesfushori Enriko Papa.

Lajme të tjera

La Liga

Eric Garcia u detyrua të largohej nga Barcelona këtë merkato teksa u transferua te Girona me anë të formulës së huazimit. Pasi debutoi me...

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Kombëtare

Kushtojnë shtrenjtë flakadanët e hedhur në fushë në fillim të ndeshjes me Poloninë nga tifozët kuqezi, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta....

Kombëtare

Shtatori kuqezi sjell një rekord të ri për Shqipërinë edhë në renditjen botërore të FIFA-s. Falë barazimit në Pragë me Çekinë dhe fitores ekzaltuese...