Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

E mërkura në Supersport, Barça-Villareal, Sevilla-Real Madrid e Chelsea-Huddersfield

Pas atij El Clasico që ishte vërtetë spektakolar por që në të njëjtën kohë prodhoi edhe shumë polemika përsa i përket çështje së gjykimit, Barcelona dhe Reali i Madridit do të zbresin sërish në fushë këtë të mërkurë për të luajtur sfidat e prapambetura të javës së 34-ët të La Ligas. Sfida shumë interesante për blaugranat dhe Los Blancos edhe pse këto dy takime nuk kanë asnjë interes për klasifikimin. Në Camp Nou në orën 19:30 Barça pret Villarealin. Objektivi i vetëm për blaugranat është të ruajnë pathyeshmërinë në kampionat dhe të çojnë sa më shumë herë te goli Lionel Messin i cili kërkon të blindojë Këpucën e Artë europiane. Përballë një Villareali që lufton për të siguruar pjesëmarrjen direkte në fazën e grupeve të Europa League, misioni nuk do të jetë i lehtë për Messin me shokë. 2 orë më vonë në 21:30 do të jetë radha e Realit të Madridit që do të sfidojë në Ramon Sanchez Pizjuan, Sevillan. Andaluzianët përballë një Reali pa Ronaldon, Iscon, Carvajal e Bale do të tentojnë një fitore që do t’i ngjiste në vendin e 7-të, për të kapur trenin e fundit që të çon në Europa League sezonin e ardhshëm. Përveç dy takimeve në ekranin e Supersport do të keni mundësi të ndiqni edhe sfidën e prambetur të javës së 31-të të Premier Leagues mes Chelsea-it dhe Huddersfield. Blutë e Londrës shpresojnë ende te misioni Champions edhe pse shanset janë fare minimale pasi Chelsea duhet të fitojë dy sfidat e mbetura dhe të shpresojë që Tottenham të humbasë një nga dy takimet e radhës ose t’i barazojë të dyja, ose në të kundërt që Liverpooli të mos fitojë ndaj Brighton në javën e fundit të kampionatit, pasi goleavarazhi nuk është në favor të Chelsea-it që në rast se e mbyll sezonin me pikë të barabarta do të lihej pas si nga Tottenhami ashtu edhe nga Liverpooli.  Gjithsesi skuadra e Contes duhet të ketë kujdes nga Huddersfield që ka nevojë për një pikë në 2 ndeshjet e fundit për të siguruar mbijetesën.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...