Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

E ndëshkon ishi i Skënderbeut, Shkëndija jashtë Kupës së Maqedonisë

Shkëndija e Tetovës eliminohet nga Pobeda në çerekfinale të Kupës së Maqedonisë. Ekipi kuqezi, i cili e kishte humbur 0-1 takimin e parë të luajtur në Tetovë, jo vetëm që nuk mundi të përmbyste këtë disfatë, por pësoi edhe një tjetër me shifra edhe më të thella. 2-0 për Pobedën përfundoi takimi i kthimit dhe të dy golat i realizoi i njëjti autor, kamerunasi me pasaportë franceze Makota i cili në verë erdhi në provë te Skënderbeu por nuk firmosi me korçarët. Pikërisht ishi i Skënderbeut i shënoi 3 herë në 2 takime Shkëndijës duke hequr mundësinë për të mbrojtur trofeun e Kupës së Maqedonisë.

0 gola të shënuar dhe 3 të pësuar është bilanci negativ i skuadrës së Qatip Osmanit në fazën çerekfinale të kompeticionit, duke shuar ëndrrën për një tjetër sukses të dyfishtë në fund të sezonit. Tashmë Shkëndija do të përqendrohet vetëm në Ligën e Parë të Maqedonisë, të cilën e kryeson me 5 pikë më shumë se Vardari.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...