Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

E ngacmuan për Realin, Neymar “xhindoset” me gazetarët! (Video)

Realizoi dy gola në fitoren e thellë 7-1 të PSG ndaj Celtic në Champions, megjithatë u largua tepër i mërzitur nga “Parc des Princes”. “Yllit” brazialian Neymar, i transferuar në kryeqytetin fracez nga Barcelona për shumë rekord 222 milionë euro, nuk i kanë pëlqyer aspak pyetjet e gazetarëve në përfundim të ndeshjes, në lidhje me interesimin e Realit të Madridit, megjithatë fillimisht i kujtuan se me të njëjtin rezultat 7-1 Brazili është mundur në Botëror nga Gjermania.

“A më kujton ky rezultat 7-1 humbjen e Brazilit me Gjermaninë? Nuk do të hiqni dorë kurrë së më kujtuari atë mbrëmje, apo jo?

Dhe, sigurisht, ajo që “mbushi kupën”, kishte të bënte me pyetjen nëse Reali do të ishte më i interesuar për të pas paraqitjes shumë të mirë ndaj Celtic-ut. Pikërisht, në këtë moment, Neymar nuk u përmbajt: “Dreqin, flisni gjithmonë shumë”. Këto ishin fjalët e tij të fundit, pasi u largua menjëherë “i xhindosur” nga ngacmimet e gazetarëve. Gëzimi për fitoren, kaloi në plan të dytë.

https://www.youtube.com/watch?v=b2GQg9_9CM0

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...