Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

E nisi me fitore, por Vettel është i pakënaqur me Ferrarin

Sebastian Vettel e nisi këtë edicion të Formulës 1 në mënyrën më të mirë të mundshme. Piloti gjerman triumfoi në Çmimin e Madh të Australisë duke mposhtur rivalin kryesor për titull, kampionin në fuqi Lewis Hamilton. Pavarësisht suksesit në Melbourne ferraristi nuk është plotësisht i kënaqur me performancën e njëvëndëshes së tij dhe sinjalet janë të qarta për drejtuesit teknik të skuadrës italiane

“Akoma nuk jam përshtatur me makinën, nëse nuk po provoj ato ndjesi që kam nevojë atëherë situata ndërlikohet. Vitin e kaluar në këtë periudhë kishim më shumë ritëm, mendoj se Ferrari ka potencial të pakufijshëm.”

Të duelosh me makinat Mercedes është mjaft e vështirë dhe për këtë arsye duhet të kesh në dispozicion njëvëndëshen e përsosur. Vettel nuk ka ende besim të plotë tek Ferrari i tij.

“Detyra jonë është të zgjidhim problemet që kemi, por të them të drejtën do kisha dëshirë që të isha në një situatë më të mirë me Ferrarin tim. Nëse ti ke besim tek makina nuk mendon dy herë dhe vetëm i jep gaz, ndërsa unë nuk e kam ende këtë besim. Duhet një makinë e përsosur për të luftuar me Hamilton”.

Sebastian Vettel pas 4 titujve kampion rradhazi të fituar me Red Bullin u transferua në vitin 2015 tek Ferrari dhe është në kërkim të trofeut të parë me skuadrën nga Maranello.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...