Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

E nisi me vrull te Vllaznia, më pas u “shua”! Sulmuesi rikthehet për herë të tretë te ky ekip

Fahrudin Djurdjevic e nisi shumë mirë aventurën e tij te Vllaznia verën e kaluar. 30-vjeçari nga Maqedonia e Veriut shënoi dy gola në Conference League dhe në Shkodër menduan se u gjet sulmuesi që mungonte.

Gjithsesi, lojtari nga Shkupi nuk tregoi nivel të mirë gjatë vijimit të sezonit, duke e mbyllur atë me 2 gola (një në kampionat dhe një në Kupën e Shqipërisë) dhe një asist.

Aventura në Shkodër dhe në Abissnet Superiore zgjati vetëm një vit për të. Djurdjevic nuk ka humbur shumë kohë për të gjetur ekipin e ri, duke u rikthyer në shtëpi.

Ai ka firmosur me Makedonija GP, fituesin e Kupës së Maqedonisë së Veriut. Sulmuesi ka luajtur edhe në sezonet 2009-2010 dhe 2013/2014 me këtë ekip, që në raundin e dytë të Conference League do të sfidojë bullgarët e CSKA Sofia.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...