Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

E ofendoi keq nga familja, Berardi tenton të rrahë tifozin jashtë stadiumit

Ndeshja Modena-Sassuolo e vlefshme për Kupën e Italisë nga ku u kualifikuan për raundin e 1/16-ave vendasit, ka rezultuar në një makth të vërtetë për Domenico Berardi.

Sulmuesi i Sassuolos është ofenduar rëndë gjatë gjithë ndeshjes nga një tifozët e ekipit kundërshtar, ndërsa kjo situatë ka vazhduar edhe kur 28-vjeçari ka dalë nga stadiumi.

Ndërsa ka dëgjuar ofendime nga më të rëndat drejtuar familjes së tij, Berardi nuk është mbajtur dhe ka tentuar të përplaset fizikisht me tifozin, por është ndaluar nga disa të pranishëm.

Pasi ka reflektuar mbi ngjarjen në fjalë, lojtari ka kërkuar falje për reagimin e tij: “Dëshiroj të kërkoj falje për atë që ndodhi sot në dalje të stadiumit pas ndeshjes kundër Modenës. Ne jemi profesionistë dhe mbi të gjitha duhet të jemi shembull për më të vegjlit dhe fëmijët. Sot në sytë e të gjithëve nuk kam pasur një sjellje të tillë. Kjo sepse njerëzit më të dashur për mua janë prekur, si familja ime, gruaja dhe djali im, gjë që më ka lënduar thellë.”

 

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...