Connect with us

Hi, what are you looking for?

Fun

E pabesueshme! Ky është rregulli i rreptë që Ronaldo i ka vendosur fëmijëve të tij  

Disiplina e hekurt e Cristiano Ronaldos në jetën dhe rutinën e tij është e shumë e njohur tashmë. Nuk është për t’u habitur që superylli Manchester United dëshiron t’u vendosë fëmijëve të tij rregulla të qarta.

Si i ftuar në Expo 2020 në Dubai, Ronaldo u pyet për përdorimin e pajisjeve teknologjike (telefonat cellular): “Kjo më ka ndihmuar mua dhe njerëzit në mbarë botën dhe mendoj se duhet të përfitojmë prej saj, por nuk duhet të fiksohemi pas saj”, citohet të ketë thënë ai për ‘Daily Mail’.

I pyetur për përdorimin e teknologjisë nga fëmijët e tij, pesë herë fituesi i Topit të Artë përgjigjet: “Fëmija im më i madh (Cristiano Ronaldo Jr) së shpejti do të jetë 12 vjeç dhe ai gjithmonë më pyet: ‘Babi a mund të kem një cellular? A mund të kem një cellular? A mund të kem një cellular?’ Unë i them: ‘Cristiano, ke kohë.’ E di gjithashtu që ky brez i ri është një hap përpara moshës së tyre, ndaj jam dakord që duhet të përfitojmë, por nuk duhet të fiksohemi pas teknologjisë”.

Ronaldo është në pritje të fëmijëve të tij të pestë dhe të gjashtë, duke plotësuar kështu gjysmën e ekipit të futbollit.
[quiz-cat id=”297386″]

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...