Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

E pabesueshme, në Nikaragua luhet futboll me maska dhe dorashka kirurgjikale!

Në një kohë ku mbi 90% e shteteve kanë ndalur kampionatet e tyre për shkak të emergjencës nga pandemia Covid-19, në Nikaragua vazhdon të luhet futboll madje janë duke e bërë në një mënyrë vërtet speciale. Në shtetin e Amerikës-Qëndrore futbollistët janë të detyruar të zbresin në fushë madje luajnë me maska në fytyrë dhe dorashka kirurgjikale në duar. Në këtë foto, futbollistët e Kakikue Diriangen, janë përpara nisjes së ndeshjes kundër Deportivo Okotalit. Një situatë e pabesueshme, ashtu siç e përshkruan sulmuesi uruguaian, Bernardo Laureiro, gjatë një interviste për “Mundo Deportivo” (autor edhe i golit në fitores 2-0).

“Duhet të luajmë dhe e kemi bërë, duke marrë të gjitha masat e sigurisë dhe mbajtur edhe maskën gjatë ndeshjes, edhe pse diçka e tillë është e pamundur. Këtu në Nikaragua, për momentin ka pak raste dhe qeveria ka garantuar se janë të gjitha kushtet për të luajtur.

Dhe ne do ta bëjmë derisa të na thonë të kundërtën. Sigurisht, duke marrë të gjitha masat paraprake të sigurisë: ndërrohemi në shtëpi, lahemi në shtëpi dhe ruajmë distancat gjatë stërvitjes. Por në fushë nuk mund të funksionojë kështu. Futbolli është një lojë përplasjesh”, deklaroi Laureiro.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...