Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

E pabesueshme, Nevil Dede largohet nga stoli i Tiranës pak minuta para fillimit të sfidës ndaj Laçit!

E pabesueshme ajo që ndodh në klubin e Tiranës. Një ngjarje për rekord botëror ka përfshirë bardheblutë para ndeshjes ndaj Laçit, me trajnerin Nevil Dede që pasi ka patur një takim me presidentin Refik Halili në ambientet e stadiumit Selman Stërmasi, ka debatuar me numrin 1 të Tiranës dhe ka marë çantën duke u larguar nga stadiumi. Nuk dihet ende nëse Dede është shkarkuar nga stoli i kampionëve të Shqipërisë apo ka dhënë dorëheqjen por në ndeshjen ndaj Laçit nuk do të jetë ish-mbrojtësi ikonë i ekipit të Tiranës.

Debati sipas raportimeve të gazetarit të Supersport Elvis Rexha i pranishëm në ambientet e stadiumit ka lindur për shkak të aktivizimit në formacionin titullar të Kukës, me presidentin Refik Halili që nuk e ka pranuar këtë vendim të trajnerit. Formacioni i përpiluar nga Nevil Dede është ndryshuar pak minuta më vonë me Danson që ka marrë vendin e Kukës. Nëse Dede do të kthehet sërish te Tirana apo nuk do të jetë më trajner i bardhebluve kjo mbetet për t’u parë gjatë orëve në vijim, ndërsa Tiranën në ndeshjen ndaj Laçit do ta drejtojë drejtori sportiv Tefik Osmani.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...