Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

E pabesueshme, River Plate fiton me 10 lojtarë dhe pa portier

Klubi i famshëm argjentinas i River Plate-t hyn në librat e rekordeve të futbollit. “Los Millonarios” kishin plot 20 lojtarë të dëmtuar dhe të infektuar nga pandemia e Koronavirusit dhe ekipi i drejtuar nga trajneri i mirënjohur Marcelo Gallardo u shtrëngua për ta zhvilluar takimin e radhës pa asnjë llojtar të vetëm në stol. Natyrisht, krerët e klubit nga Buenos Airesi kërkuan me ngulm që takimi ndaj skuadrës kundërshtare nga Kolumbia, Santa Fe, të shtyhej, por drejtuesit e CONMEBOL-it nuk pranuan dhe nën presionin e ekipit nga Bogota Club Independiente Santa Fe vendosën që të respektohej data e përcaktuar në kalendar.

Sikur të mos mjaftonte stoli i zbrazur, pa asnjë futbollist në dispozicion, Riveri kishte probleme të jashtëzakonshme gjithashtu edhe në portë. Që të katër portierët e skuadrës së famshme argjentinase rezultuan të prekur me Virusin Covid – 19 dhe Marcelo Gallardo i dha besim mes shtyllave ish-mesfushorit të Benficas dhe Valencias, Enzo Perez.

Kërkesat e drejtuesve të ekipit nga Buenos Airesi për të regjistruar në Kupën Libertadores portierët e pestë dhe të gjashtë, për shkak të rrethanave krejtësisht të pazakonta, u hodhën poshtë nga drejtuesit e Konfederatës Amerikano – Jugore të Futbollit, kështu që trajnerit 45-vjeçar, dikur lojtar i Monacos dhe Paris SG nuk i mbeti gjë tjetër përvecse t’i veshte dorezat e portierit mesfushorit 35-vjeçar nga Mendoza.

Në Grupin D, skuadra nga Rio de Janeiro, Fluminense dhe klubi tjetër kolumbian nga Barranquilla, Atletico Junior, kryesonin tabelën e klasifikimit respektivisht me nga 8 dhe 6 pikë, ndërsa Riveri dhe ekipi i Sante Fe-së kishin përkatësisht nga 6 dhe 2 pikë. Në mënyrë të kuptueshme, pa asnjë lojtar rezervë në dispozicion dhe me një portier titullar si Enzo Perez, që për më tepër ishte edhe me probleme fizike, reaguan edhe bookmakers-at, që e zbritën koeficientin e skuadrës mike nga 10 në vetëm 1,3.

Enzo Perez, që ishte gjithashtu titullar edhe me përfaqësuesen, në finalen e madhe të stadiumit “Maracana”, në Kupën e Botës së vitit 2014 Gjermani – Argjentinë, tha se pas këshillave të marra nga portierët e tjerë të ekipit shfrytëzoi pikën e bardhë të 11-metërshit si pikë referimi, për t’u orientuar dhe ruajtur pozicionin si dhe koordinatat e portës.

Në “Estadio Antonio Vespucio Liberti”, siç quhet ndryshe Stadiumi Monumental i Buenos Airesit “milionerët” shënuan dy herë që në gjashtë minutat e para të takimit, me anë të mbrojtësit Fabrizio Angileri dhe sulmuesit të ri, Julian Alvarez, ndërsa golin e vetëm Enzo Perez e pësoi 17’ para fundit nga mesfushori Kelvin Osorio.

Një fitore e madhe që e katapultoi klubin e katërt më të suksesshëm në historinë e Kupës Libertadores drejt e në vendin e parë në grup, pozicion të cilin klubi i mirënjohur argjentinas ka mundësinë për ta ruajtur javën e ardhshme, në takimin përmbyllës, nëse River Plate do të sigurojë një rezultat pozitiv në shtëpi në sfidën direkte me Fluminensen.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...