Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

E padëgjuar më parë/ Hëngrën bakllavanë e kandidatit për president, e pësojnë keq tetë lojtarë

Thuhet se rregullat janë bërë për t’u thyer, por ka nga ato rregulla për të cilat masat janë të rrepta. Në Turqi, klubi i Akhisarsporit ka përjashtuar tetë lojtarë për shkak se kanë bërë një shkelje të rëndë: ata i hëngrën bakllavanë e kandidatit për president. Një ditë pas ngjarjes, drejtuesit vendosën që të përjashtonin tetë futbollistët që kishin kryer këtë akt të paprecedent e që nuk ishte dëgjuar më parë në botën e futbollit.
Akhisarspori prej 2 muajsh është pa trajner, ndërsa së fundmi ka dhënë dorëheqjen dhe drejtori sportiv i klubit, e me përjashtimin e gjysmës së skuadrës, gjasat janë që ekipi të shpërbëhet, duke shkuar drejt një situate kaotike. Ish-ekipi i sulmuesit të Shqipërisë, Sokol Cikalleshit ra edicionin e shkuar në nivelin e tretë të futbollit turk e si të mos i mjaftonin problemet me financat, tani duhet të zgjidhin dhe problemet me lojtarët e dashuruar me bakllavanë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...