Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

“E pamundur të mbash dikë që do të largohet”, mbaron dashuria mes Juves dhe yllit holandez

Dashuria mes Matthijs De Ligt dhe Juventusit ka marrë fund. Chelsea dhe Manchester City po garojnë për shërbimet e mbrojtësit holandez, i cili ka edhe dy vite kontratë me Juventusin, teksa klauzola e shitjes së tij prek shifrën 120 milionë euro.

Klubi italian ka pranuar shitjen e 22-vjeçarit, fjalë që konfirmohen nga Maurizio Arrivabene, administratori i deleguar i Juventusit. “Është e pamundur të mbash një lojtar që dëshiron të largohet.

Por është gjithmonë çështje numrash, nuk është se nëse dikush dëshiron të largohet, ti i përgjigjesh: të lutem, zini një vend në tavolinë. Por, nga tavolina e bisedimeve duhet të ngrihen të tri palët të kënaqur. Kush ka paratë, fiton”.

Në fund një koment për Juventusin e ri që po lind. “Nuk ka Juventus të ri, ka Juventus që ka si synim vazhdimësinë e mbajtjes së një ekipi në nivelet më të larta.

Marka ‘J’ ka një potencial të madh. Ne duhet të krijojmë një ekip që duhet të fitojë në fushë dhe një tjetër që punon për të zgjeruar markën në mbarë botën”, deklaroi drejtuesi i bardhezinjve nga Torino.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...