Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

E pandalshme! Pas zyrtarizimit të Lewandowskit, Barça nis punën për afrimin e Silvas

Barcelona nuk di të ndalet në merkato.

Katalanasit pas afrimit të, Lewandowskit, Raphinha, Kessie dhe Christensen po punojnë ende për të përforcuar skuadrën.

Pak javë më parë, Bernardo Silva ishte një emër shumë i lakuar në ambientin e spanjollëve, por më pas lëvizjet e shumta dhe fokusi te Lewandowski, zbehën ndjeshëm pistën e portugezit.

Mediet iberike bëjnë me dije se klubi katalan nuk ka hequr dorë nga Bernardo dhe ka punuar në heshtje për ta transferuar në “Camp Nou”.

Ajo çfarë mund të ndikojë në këtë operacion është dëshira e vetë lojtarit, i cili kërkon të ndryshojë skuadër dhe të bashkohet me teknikun Xavi, më këtë të fundit që e pëlqen jashtëzakonisht shumë.

Në krahun tjetër, Man.City ka bërë me dije se Barcelona apo cilido klub tjetër nuk mund të nisë bisedimet për kartonin e 27-vjeçarit nëse ofron më pak se 80 milionë euro.

Një shumë e konsiderueshme, por duke parë surprizat e merkatos, në Barcelonë po ëndërrojnë për goditjen finale të kësaj vere dhe për të kompozuar një skuadër të frikshme për sezonin e ri.

Bernardo Silva ka një kontratë me kampionët e Anglisë deri në qershorin e vitit 2025 dhe është pjesë e City-t nga vera e vitit 2017, kohë kur u largua nga Monaco dhe në “ishull” numëron 251 ndeshej dhe 48 gola.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...