Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

E papritur/ Agim Ibraimi mendon tërheqjen, projekton rikthimin si drejtues tek ekipi i zemrës

Agim Ibraimi ishte pjesë e Dinamos sezonin e fundit, ekip ku mbajti edhe shiritin e kapitenit. Rrëzimi i klubit kryeqytetas në Kategorinë e Parë solli ndërprerjen e bashkëpunimit të 33-vjeçarit me Dinamon.

Lojtari ofensiv, i cili numëron 39 ndeshje dhe 7 gola me kombëtaren e Maqedonisë së Veriut, ka luajtur më parë me skuadra si Cagliari, Shkëndija e Tetovës, Maribor, Olympia, Eskisehispor, Astana, Domzale dhe Kukësin.

Sportmedia.mk shkruan se Ibraimi pritet të emërohet si drejtori sportiv i Shkëndijës së Tetovës, që në raundin e parë të Conference League do të sfidojë armenët e Aarat Yerevan.

Këtë post e mban Artim Shaqiri, i cili po bën edhe punën e trajnerit të përkohshëm tek ekipi shqiptar. Ky i fundit mund të konfirmohet në stol, me Ibraimin që do të marrë postin drejtues, duke u tërhequr nga futbolli aktiv.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...