Merkato

E papritur, Edinson Cavani pranë klubit të njohur portugez

“El Matador” Edinson Cavani është gati të përjetojë një etapë të re të karrierës së tij europiane. Pasi ndau rrugët me Paris Saint Germain, sulmuesi uruguajan ishte në kërkim të një tjetër sfidë në Europë, u fol madje edhe për një kthim në Uruguaj, por qendërsulmuesi ka dëshirë të luajë ende në nivele të larta.

Gjatë merkatos së janarit, si Interi ashtu dhe Atletico e Madridit kishin bërë një sondazh për sulmuesin dhe pista më e nxehtë dukej ajo madrilene, por në orët e fundit në skenë ka dalë Benfica, që i ka propozuar lojtarit një kontratë njëvjecare prej 2.5 milionë eurosh, plus 8 milionë të tjera në dorë në momentin e firmës. Lajmi jepet nga e përditshmja portugeze “A Bola”, që shkruan me optimizëm për një përfundim pozitiv të operacionit.

Benfica, në fakt, është shumë aktive më merkato, pasi ka hapur bisedimet me Gremion për të firmosur edhe me sulmuesin e kombëtares së Brazilit, Everton. Sipas medieve braziliane, 24-vjeçari është identifikuar nga trajneri i portugezëve, Jorge Jesus, objektiv kryesor në merkato, pasi kërkon të përmirësojë opsionet në sulm për sezonin e ardhshëm.

Everton është i lidhur me Gremion deri në dhjetor të vitit 2023 dhe ka një klauzolë largimi prej 120 milionë eurosh, por klubi brazilian është gati të negociojë për 25 milionë euro në sajë edhe të impaktit që ka patur Koronavirusi në merkaton e futbollit. Në drejtim të brazilianit kanë shfaqur interes edhe Napoli, Evertoni, Milani dhe Borusia e Dortmundit.

 

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency