Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

E papritur, Gattuso drejt stolit të Tottenhamit

Vetëm pak pas zyrtarizimit të “divorcit” të beftë me Fiorentinën, për Gennaro Gattuson shfaqet një mundësi e re. “Righio” mësohet se ka marrë ofertë nga Tottenhami, që thuhej se ishte vetëm një hap larg nënshkrimit me Paulo Fonsecan. Negociatat midis klubit londinez dhe trajnerit portugez kanë ngecur për arsye taksash.

Gennaro Gattuso ndërpreu kontratën e tij vetëm 23 ditë pasi ishte zyrtarizuar në krye të Fiorentinës dhe kandidatura e tij për të drejtuar Spurs-at sponsorizohet nga Fabio Paratici, që pas largimit nga Juventusi mori detyrën e drejtorit sportiv te skuadra londineze.

Duket e pabesueshme, por pikërisht Paulo Fonseca, që nuk mundi ta finalizonte kontratën me Tottenhamin, mund të emërohet trajner i Fiorentinës.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...