Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

E papritur, Kylian Mbappe ka vendosur të largohet nga PSG

Lajm sensacional nga Franca! Kylian Mbappe kërkon largimin nga PSG. “Ylli” francez synon t’i japë fund marrëdhënies së tij me klubin parizien, arsye kjo që shpjegon refuzimin e tij për të diskutuar rinovimin e kontratës, që i skadon në fund te sezonit 2021-2022.

Sipas “Times”, Kylian Mbappé ua ka bërë të qartë drejtuesve të klubit që dëshirojnë të largohet verën e ardhshme, kështu që, për të mos e humbur me parametër zero, duhet të dëgjojnë ofertat dhe të pranojnë më të mirën për të. Në të kundërt, do ta humbin në verë të vitit 2022 pa përfituar qoftë një qindarkë.

Të gjithë e dinë që Mbappé është dëshira e madhe e Real Madridit dhe se marrëdhënia e dashurisë midis sulmuesit dhe klubit madrilen është publike, megjithatë priten sulme nga klube të tjera të mëdha, veçanërisht nga ato të Manchesterit, pa harruar Barcelonën, që do të kërkojë një trashëgimtar ideal për Lionel Messin, që verën e ardhshme nuk do të mund ta pengojë kush për t’u larguar nga “blaugranat”.

Mbappé, i cili mungoi në sfidën e parë të kampionatit, pasi rezultoi pozitiv me Koronavirus, nuk është grumbulluar as për takimin e kësaj të diele mes PSG dhe O. Marseille.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...