Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

E papritur, Partizani largon Bruno Telushin

Zhvillim i papritur te Partizani. Klubi i kuq nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me Bruno Telushin. Mesfushori vlonjat, i cili mbante edhe shiritin e kapitenit, largohet krejt papritur nga “Demat”, sapo nisi sezoni i ri.

32-vjeçari u aktivizua në fundin e sfidës me Bate Borisovin në “Air Albania”, në raundin e parë të Champions League (1-1).

Në përfundim të ndeshjes, Telushi mësohet se ka shfaqur nervozizëm për faktin se priste të kishte një rol më të rëndësishëm në këtë ndeshje, çka nuk është pritur mirë nga trajneri Zekic.

Tensioni ka precipituar deri në atë pikë sa është marrë vendimi për largimin e Telushit nga ekipi kampion i Shqipërisë.

Njoftimi i Partizanit:

“Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me Bruno Telushin. Mesfushori dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes tyre.

Falënderojmë Bruno Telushin për kontributin e dhënë në këtë sezon, ku për një pjesë të ndeshjeve mbajti edhe shiritin e kapitenit.

Klubi i uron shumë suksese Telushit në vazhdim të karrierës së tij.”

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...

La Liga

Valencia ndal Realin e Madridit në “Mestalla” në një barazim 2-2, ku protagonisti kryesor i ndeshjes bëhet gjyqtari Gil Manzano. Po luhej minuta e...