Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

E papritur, përfaqësuesit e Donnarummas kërkojnë rishikimin e kontratës

Mund të jetë problemi i fundit që shqetëson Milanin, por nuk duhej aspak në këto momente. Sipas “Corriere Dello Sport”, klani i menaxherit të Donnarummas (Mino Raiola) kërkon anullimim e kontratës së nënshkruar gjatë verës, pasi peretendon se portieri 18-vjeçar ka pësur dhunë morale. Kjo do të thotë se çështja “Donnarumma” po rihapet në mënyrë krejt të papritur. Gigio ka firmosur me Milanin një kontratë të vlefshme deri në vitin 2021 me një pagë 5.5 milionë euro në sezon, plus bonuset. Në marrëveshje ishte parashikuar vendosja e një klauzole të dyfishtë: 70 milionë euro në rast kualifikimi në Champions dhe 40 nëse Milani nuk do të renditet mes katër vendeve të para. Kjo klauzolë nuk është firmosur në kontratën që është depozituar në Ligë, që do të thotë se ligjërisht nuk ekziston. Tani drejtuesit e Milanit mund t’i vendosin një çmim edhe më të lartë poertierit, çka do të sillte një përplasje të pashmangshme me menaxherin Minao Raiola.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...