Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

E papritura, Kamza prish kontratën me Çukoviç

Në një kohë kur të gjithë presin që Kamza të forcohet për startin e sezonit të ri, klubi nga periferia e kryeqytetit bën një lëvizje të papritur në dalje. Drejtuesit e skuadrës vendosën të mbyllnin bashkëpunimin me mbrojtësin Igor Çukoviç.Prishja e  kontratës erdhi si një rrufe në qiell të hapur, edhe sepse malazezi firmosi rinovimin vetëm tre javë më parë. Madje, Çukoviç ishte ndër të parët lojtarë që u konfirmuan pas sigurimit të mbijetesës, duke krijuar idenë se Kamza do të ruante një pjesë të boshtit të skuadrës, për të arritur objektivat edhe në këtë edicion.Ndërprerja e marrëdhënies me Çukoviç u njoftua nga vetë klubi, nëpërmjet një deklarate për shtyp, ku e falënderoi 25-vjeçarin për kontributin e dhënë, duke i uruar edhe suksese në vazhdimësi të karrierës.Igor Çukoviç u afrua te Kamza në merkaton e janarit, duke zëvendësuar kroatin Fushtar. Paraqitjet ishin bindëse dhe malazezit i’u ofrua rinovimi, për ta kthyer menjëherë në pjesë të rëndësishme të ekipit të trajnerit Devolli. Por, tashmë situata ndryshoi dhe përveç alternativave në thuajse çdo repart, në merkato ekipit i duhet të gjejë edhe një tjetër mbrojtës që jep garanci.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...