Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

E para femër në Serie A, Caputi: E prisja këtë moment prej 16 vitesh, tifozët super

Në fundjavën që lamë pas u regjistrua një rekord në Serie A, aty ku arbitroi për herë të parë një arbitre femër. Maria Sole Ferrieri Caputi gjykoi sfidën Sassuolo-Salernitana (5-0).

32-vjeçarja realizoi një ëndërr të kahershme, teksa pas takimit tregoi emocionet e provuara në ndeshjen e parë si arbitre kryesore në elitën e futbollit italian.

Provova emocionet e debutimit në Serie A, një ëndërr të cilën e kultivoja prej 16 vitesh. Më në fund ia dola ta realizojë ëndrrën time. Atmosfera në stadium ishte e mrekullueshme.

Tifozët më pritën shumë mirë, ishte një festë shumë e bukur në stadium”, deklaroi Maria Sole Ferrieri Caputi, e cila shpreson të arbitrojë të tjera takime në Serie A.

Lajme të tjera

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Kombëtare

“La Casa de Quiz” mbërrin në shtëpinë më të famshme të mbarë Shqiptarisë, “Big Brother VIP2 Albania”. Gazetari i SuprSportit, Gjergji Stefa, kishte përgatitur...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...