Abissnet Superiore

E paralajmëroi trajneri Longo, ja cili është afrimi i fundit i Kukësit në merkato

SuperSport zbulon afrimin e bujshëm të Kukësit të cilin e paralajmëroi trajneri Diego Longo në intervistën pas ndeshjes ndaj Skënderbeut në emisionin Gol pas Goli.

Bëhet fjalë për ish-mbrojtësin e talentuar të Skënderbeut Jorgo Pëllumbi i cili në orët e ardhshme do të bashkohet zyrtarisht me klubin verilindor, duke blinduar prapavijën e skuadrës së Longos.

Puna e mirë e bëri nga drejtori teknik Pero Pejic, i cili bindi drejtuesit e skuadrës kroate të Varazdin ,tek të cilët Pëllumbi aktivizohet prej një sezoni e gjysmë, bëri që mbrojtësi të veshë fanellën e verilindorëve deri në fund të këtij sezoni.

Pëllumbi vjen në huazim nga skuadra kroate e Varazdin për 6 muaj. Sezonin e kaluar në elitën e futbollit kroat, 21-vjeçari i cili është kapiten i përfaqësueses Shpresa të Shqipërisë, u aktivizua në 24 takime, ndërkohë që në këtë sezon në kategorinë e dytë ai ka luajtur në vetëm 10 ndeshje. Pëllumbi është afrimi i tretë i rëndësishëm i Kukësit në merkaton e dimrit pas Emiliano Mustës dhe Vasil Shkurtajt.

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency