Merkato

E pëlqen Mourinho, Milenkovic në “radarët” e United

Manchester United e ka seriozisht për Milenkovic. Mbrojtësi i Fiorentinës është një prej lojtarëve të preferuar të Mourinhos dhe me shumë mundësi drejtuesit e “Djave të Kuq” do të synojnë të arrijnë te futbollisti gjatë merkatos së Janarit. Emisarë të klubit anglez do të jënë të pranishëm në sfidën mes Serbisë dhe Malit të Zi për ta vëzhguar nga pranë lojtarin. Fiorentina duhet të tregohet e kujdesshme, pasi “The Special One” është i vendosur ta blerë lojtarin. Gjithsesi, anglezët nuk do ta kenë të lehtë ta bëjnë të tyrin 20-vjeçarin serb, pasi gjatë verës klubi vjollcë i refuzoi të gjitha ofertat në drejtim të Milenkovic. Vendimtare në këtë transferim të mundshëm do të jetë edhe e ardhmja e Mourinhos. Nëse portugezi mbijeton, atëherë pritet revolucion të “Djajtë e Kuq”, pasi shumë nga lojtarët aktualë do të largohen nga “Old Trafford”.

 

 

To Top