Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

E përditshmja spanjolle: Ronaldo në kërkim të një sfide të re

Pavarësisht startit të kampionatit me gol ndaj Sampdorias, Cristiano Ronaldo është duke medituar largimin nga Juventusi, ndërsa lajmin e bën të ditur e përditshmja spanjolle El Chiringuito, në një artikull të ditës së sotme.

Sipas medias spanjolle, CR7 nuk është aspak i kënaqur me ndryshimet që po ndodhin te Juventui, që sapo ka emëruar trajnerin e tretë, që kur portugezi ka mbërritur në Torino dhe për më tepër marrëdhënia me Pirlon nuk është ngritur akoma në nivelet optimale.

Kjo pasi trajneri i ri i bardhezinjve synon një lojë korale, ku theksi vihet te grupi, ndërsa portugezi kërkon një rol prej protagonisti dhe një skuadër që e ndjek dhe i krijon mundësitë që të japë më të mirën në fushë.

Ylli portugez do të ketë 36 vite mbi shpinë shumë shpejt dhe e ka të qartë që koha nuk punon në favor të tij, ndaj është duke menduar që të gjejë një skuadër ku të mund të fitojë menjëherë trofe.

Këtë garanci momentalisht nuk e ka te Juventusi, që jo vetëm vendosi t’i besojë pankinën rishtazi Andrea Pirlos, por edhe në merkato ka afruar të rinj pa eksperiencë në arenën ndërkombëtare, si Kulusevski e McKennie.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...