Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

E përditshmja spanjolle zbulon klubin e ri të talentit të Leverkusenit

Talenti i Bayer Leverkusen Kai Havertz ndiqet me mjaft interes nga klubet më të mëdha europiane si Juventus e Real Madrid, por sipas të përditshmes spanjolle “Don Balon”, duket se garën e kanë fituar kampionët në fuqi të Europës, Liverpool.

Vendimtar për këtë ka qenë vetë tekniku i “The reds” Jurgen Klopp, që ka folur personalisht me lojtarin dhe i ka garantuar një vend në formacion, duke qenë se James Milner me shumë gjasa do të largohet në fund të sezonit.

Po sipas “Don Balon”, tashmë drejtuesit e klubit anglez po negociojnë me homologët e tyre te Bayer Leverkusen për çmimin e kartonit, ndërsa “The reds” janë gati të paguajnë deri në 90 milionë euro për 20-vjeçarin, që nga ana tjetër do të nënshkruajë për 5 sezone me pagë prej 15 milionë eurosh neto në sezon.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...