Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

E përfol se do t’i bashkohej Ronaldos tek Al Nassr, por do të luajë te Porto deri 42 vjeç

Pak javë para se të festojë 40-vjetorin (do të shuajë qirinjtë më 26 shkurt), Pepe është shumë pranë rinovimit të kontratës me Porton, duke përmbushur dëshirën e presidentit Pinto da Costa dhe trajnerit Sérgio Conceição.

Marrëveshja e re me Pepen parashikon një kontratë të vlefshme për dy sezone, e zbuluar më herët nga mediet portugeze dhe që CNN e përforcoi së fundmi, duke e cilësuar marrëveshjen shumë pranë firmosjes.

Pepe u kthye nga Kupa e Botës i dëmtuar, me një frakturë të bërrylit të majtë, por ai është rikuperuar dhe ka luajtur në dy ndeshjet e fundit të Portos, kundër Aroucas dhe Famalicãos.

Presidenti Pinto da Costa beson se, duke pasur parasysh reagimin e tij të mirë fizik në stërvitje dhe ndeshje, Pepe i plotëson të gjitha kushtet për të vazhduar të luajë në nivelin më të lartë deri në moshën 42-vjeçare.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...