Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

“E pësuam nga gjysmë raste”, Shehi: Serioz dëmtimi i Selmanit

18 trajnerë për 10 skuadra, sa shumë ndryshime pankinash në Superiore

Orges Shehi foli për SuperSport pas ndeshjes Tirana-Besiktas (0-2), ku analizoi humbjen ndaj turqve. Trajneri i Tiran%s theksoi se dëmtimi i portierit Selmani është serioz, teksa u ndal edhe te gara për titullin kampion në Superiore.

Nuk është ngërç psikologjik. Të përballesh në mënyrë të barabartë, të jesh agresiv dhe të tentosh të dominosh përballë këtyre kundërshtarëve, nuk është pak. Por këto kundërshtarë të rrahin me gjysmë rasti. I morëm golat me gjysmë rastesh. Nuk është mungesë eksperience, ka merita edhe kundërshtari.

Por, jam krenar për performancën e çunave. Vendosëm të luanim miks në këtë ndeshje. U ndëshkuam me një top të dytë shumë të rrezikshëm. Humbëm kundërshtarët dhe pozicionet.

Dëmtimet? Më vjen keq për Selmanin. Ka frakturë në këmbë, do mungojë për një farë kohe, më vjen keq… Nuk e di sa kohë do të na duhet të rikuperojmë të dëmtuarit.

Lexo edhe:

Kemi organikë më të plotësuar krahasuar me verën e kaluar. Ishim përgatitur të luanim me 3-5-2 në fazë mbrojtëse. Dhe 3-4-1-2 në fazën ofensive.

Ndryshimet në formacion? Nuk është problem ambientimi. Doka pësoi dëmtim në pjesën e parë. Të tjerët nuk luajtën për arsye taktike.

Përveç ndeshjes së sotme, ata që kanë ardhur nga stoli kanë bërë ndryshimin. Sot vendosëm të luanim në këtë mënyrë, kështu që çdokush mund ta nisë nga stoli.

Kampionati? Partizani do të jetë skuadër rivale e jona. Por edhe Egnatia, nuk dihet se çfarë do të ndodhë me Dinamon. Por edhe skuadrat e tjera të traditës. Ne duhet të jemi ata që duhet të jemi.

Final Four? Është formulë që do të jetë për herë të parë. Ne duhet të jemi siç na ka hije”, deklaroi trajneri i Tiranës.

VIDEO/ Dëshira e Tiranës nuk mjafton, Besiktasi fiton edhe në “Air Albania”

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...