Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

E pezulluan pasi kritikoi qeverinë, BBC bën prapaktheu me Lineker

Lineker
Lineker paqe me BBC-në

Ditën e shtunë bëri mjaft bujë pezullimi nga BBC i legjendës së futbollit britanik, Gary Lineker. Ky i fundit kritikoi qeverinë në lidhje me politikën e migracionit. Kështu, gjigandi mediatik pas fjalëve të Lineker vendosi ta pezullojë me justifikimin se ish-futbollisti do të duhej të qëndronte i distancuar çështjet partiake apo politike.

Megjithatë, ky vendim ka zgjatur për vetëm një ditë pasi së fundmi drejtori i përgjithshëm i transmetuesit britanik Tim Davie bëri një hap pas dhe tërhoqi vendimin mbi Lineker. Nga ana tjetër, Davie kërkoi të qartësonte se vendimi mbi pezullimin e Lineker nuk kishte ardhur si pasojë e një presioni politik.

Lexo edhe:

Vlen të theksohet se një pjesë e madhe e opinionit në Britani ishte në anën e Lineker duke e cilësuar vendimin për Lineker si të gabuar dhe jo korrekt me arsyetimin se çdokush ka të drejtë të shprehë mendimin e tij i lirë dhe i pandikuar. Me Lineker u solidarizuan edhe dy ish-kolegë të tjerë në BBC: Ian Ëright dhe Alan Shearer. Ata vendosën të mos merrnin pjesë në programin televiziv.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...

La Liga

Valencia ndal Realin e Madridit në “Mestalla” në një barazim 2-2, ku protagonisti kryesor i ndeshjes bëhet gjyqtari Gil Manzano. Po luhej minuta e...