Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

E pranoi ofertën nga Anglia, por në fund Zaniolon e tradhtuan

Nicolo Zaniolo është jashtë projektit teknik të Romës me palët që nisën krisjen e raportit në momentin që lojtari nuk pranoi rinovimin e kontratës me verdhekuqtë. Tashmë, marrëdhënia klub-lojtar mund të konsiderohet totalisht e përfunduar me Zaniolon që është larguar dhe është në pritje të destinacionit të radhës. Por, koha është kundër italianit me merkaton që mbyllet në orët e ardhshme. Së fundmi, është zbuluar edhe një tratativë në lidhje me të ardhmen e sulmuesit.

Për Zaniolon kishte një interes të lartë nga Bournemouth në Premier League me klubin anglez që ishte i gatshëm të kënaqte interesat ekonomike të Romës. Edhe vetë Zaniolo e pranoi ofertën nga Bournemouth dhe madje ishte gati të udhëtonte drejt Anglisë, por në fund gjithçka është stopuar si pasojë e ndërhyrjes së presidentit të klubit britanik.

Ky i fundit, vendosi se klubi ka shpenzuar shumë para në merkato dhe se nuk e përballon më një tjetër investim. Në këtë pikë, e ardhmja e Zaniolos është në “ajër” pasi në horizont nuk ka asnjë pretendet serioz.

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...