Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

E pranon presidenti i Santosit, Kaio Jorge shumë pranë Juves

Emri i Kaio Jorge është përmendur shpesh gjatë merkatos së kësaj vere, me Milanin që fillimisht dukej pranë, por më pas erdhi parakalimi i Juventusit dhe tashmë duke iu referuar fjalëve të presidentit të Santosit ,duket se gjithçka është mbyllur për kalimin e brazilianit tek bardhezinjtë.

“Jemi shumë pranë marrëveshjes me Juventusin për transferimin e Kaio Jorge. Duhet të gjejmë akordin për formulën”,u shpreh presidenti i klubit brazilian Andres Rueda, i cili gjithashtu kërkoi t’u përgjigjej kritikave në lidhje me merkaton e gabuar që po bën Santosi duke thënë se në rastin e Kaio Jorge kontrata e tij ka ndikuar në këtë vendim të klubit për ta shitur, sepse marrëveshja që ai ka me klubin përfundon në muajin Janar.

19-vjeçari konsiderohet si një talent dhe pasi u rrit në sistemet zinxhir të klubit bardhezi brazilian dhe në 2018-ën kur ishte vetëm 16 vjeç debutoi me skuadrën e parë të Santosit.

Ai ka luajtur gjithsej 80 ndeshje me këtë ekip duke shënuar 17 gola, teksa në 2019 u shpall kampion bote me Braziliani për moshën nën 17 vjeç. Interes të madh për Kaio Jorge përveçse Milani, shfaqi edhe Benfica, por duket se betejën e ka fituar tashmë klubi 36 herë kampion i Italisë, Juventusi.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...