Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

E premte emocionuese në Supersport, spikasin Gladbach-Bayern dhe Aston Villa-Liverpool!

Futbolli elitar nuk do të mungojë në ekranin e Supersport as këtë të premte. Bundesliga, La Liga por edhe FA Cup, vinë sot me 3 ndeshje shumë të bukura. Në Bundesliga Bayern Munich do të hapë javën e 15-të të kampionatit me transfertë delikate ndaj Borussia Moenchengladbach. Për të ruajtur kreun e Bundesligas edhe pas këtij raundi skuadra e Hansi Flick duhet të marrë maksimumin, por përballë Gladbach që gjithmonë ka treguar se është kockë e fortë dhe sidomos përballë Bayernit, bavarezët nuk do ta kenë aspak të lehtë. Aktualisht Bayerni kryeson kampionatin gjerman me 33 pikë, ndërsa Gladbach pozicionohet në vendin e 7-të me 21 pikë. Në Spanjë raundi i 18-të nis me një takim interesant. Në orën 21:00 Celta Vigo do të presë në Ballaidos, Villarealin, dy skuadra që kanë bërë mirë deri tani në këtë sezon.

Villareali synon një vend në zonën Champions dhe aktualisht pozicionohet në vendin e 5-të, ndërkohë që Celta me 23 pikë që ka aktualisht do të tentojë të paktën një vend në 10-shen e parë të renditjes. Mungesat para kësaj sfide janë të shumta në të dy kampet me  Villarealin që nuk do të ketë në dispozicion emra si Alcacer, Iborra apo edhe Coquelin ndërkohë që Celta pa dy ekspertët e saj të sulmit, Iago Aspas dhe Nolito. Në Angli fundjava e para pas vitit të ri  i dedikohet gjithmonë FA Cup që edhe këtë edicion të transmetohet në Supersport duke nisur nga sot. Në orën 20:45 në ekranin tonë do të keni mundësi të ndiqni takimin Aston Villa-Liverpool, ku pritet një duel emocionues. The Reds do të kërkojnë të reagojnë pas disfate turpëruese që pësuan në Premier League ndaj Aston Villas disa muaj më parë me rezultatin 7-2.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...