Futboll

E premte magjike në Supersport, Inter-Roma “kryefjala” e javës në Itali

Futbolli nuk mungon për asnjë ditë në ekranin e Supersport. E premtja vjen më e bukur me 4 sfida shumë interesante ngas 4 kampionate të ndryshme. Spikat padiskutim dueli i San Siros mes Interit dhe Romës, një sfidë mes dy skuadrave në formë të shkëlqyer që gjithmonë kanë dhuruar spektakël në ndeshjet mes tyre. Zikaltrit do të tentojnë me çdo kusht ta fitojnë këtë sfidë për të ruajtur kreun por edhe për të shpresuar te ndonjë fals i Juventusit në sfidën ndaj Lazios në kryeqytet për të krijuar një shkëputje më të madhe se një pikë nga bardhezinjtë. Conte do të mbështetet si gjithmonë te dyshja e frikshme sulmuese Lukaku-Lautaro Martinez por problemi i madh i trajnerit qëndron te mesfusha aty ku pas Sensit dhe Barellas ka humbur edhe Gagliardinin dhe i ka me pikatore lojtarët. Borja Valero pritet ta nisë si titullar ndërkohë që një opsion për këtë repart ku bëjnë pjesë edhe Brozovic e Vecino është edhe Asamoah i rikthyer nga dëmtimi. Fonseca në krahun tjetër përveç mungesave të konfirmuara të Cristantes, Kluivert dhe Pastores ka në dyshim Dzekon për shkak të një gjëndjeje gripale. Nëse boshnjaku nuk ia del më shumë sesa Kalinic vendin e tij në majën e sulmit mund ta marrë Zaniolo si një 9-sh fals. Interi vjen nga 5 fitore radhazi në Serie A, ndërkohë që Roma ka grumbulluar 12 pikë në 5 ndeshjet e fundit. Në 3 sfidat e fundit në San Siro, Interi nuk ka fituar asnjëherë me Romën që ka regjistruar një fitore dhe 2 barazime në 2 sezonet e fundit që zikaltrit kishin Spallettin në stol. Spektakli është i garantuar edhe në këtë sfidë.

Pas humbjes në duelin ndaj Barcelonës, Atletico e Madridit do të kërkojë sot në orën 21:00 në transfertën ndaj Villareal. Nëndetsja e verdhë po kalon një moment të vërtetë krize dhe fitorja nuk do të jetë një mision i lehtë për Los Colchoneros.

Në Eredivisie javën e nis Ajaxi që me mendjen te sfida e së martës në Champions ndaj Valencias do të presë në Johan Cruijff Arena, Willem 2, në një sfidë ku fitorja parashikohet thjeshtë një formalitet për skuadrën e ten Hag.

Nëpërmjet kanalit Eurosport 2, në Digitalb do të keni mundësi të ndiqni edhe sfidën që do të hapë javën e 14-të të Bundesligës, mes dy skuadrave në krizë, Eintracht Frankfurt dhe Hertha Berlin.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency