Futboll

E premte spektakolare në Supersport, luhen 4 sfida intriguese

Futbolli europian në ekranin e Supersport nuk mungon as të premten. 4 sfida shumë interesante nga 4 prej ligave më të forta në botë do t’i japin jetë një fundjave të ngjeshur futbollistike. Pas 2 fitoreve në dy ndeshjet e para Sevilla e Julen Lopeteguit do të kërkojë suksesin e tretë radhazi që do ta mbante edhe për një javë tjetër në krye të La Ligas. Andaluzianët presin në Ramon Sanchez Pizjuan Celta Vigon një skuadër që ka në përbërje elementë cilësorë. Megjithatë Sevilla është favorite dhe 3 pikë janë detyrim për skuadrën e Lopeteguit edhe në këtë sfidë. Këtë takim do të keni mundësi ta ndiqni në Supersport 2 në orën 20:00. Në Francë Paris Saint Germain me shumë mungesa sidomos në sulm do të sfidojë Metz në transfertë në një ndeshje sa delikate aq edhe të rëndësishme për skuadrën e Thomas Tuchel që synon vetëm 3 pikët. Metz-PSG do të transmetohet live në Supersport 3 në orën 20:45.

Java e 2-të e Serie A, nis me duelin Bologna-Spal. Në Renato Dall’Ara Sinisa Mihajlovic do të jetë në stol ashtu si në javën e parë në Verona pasi ka marë dritën jeshile nga mjekët për të dalë nga spitali ku qëndroi i shtruar për një kohë të gjatë pasi po kurohet nga sëmundja e leuçemisë. Bologna-Spal me start në orën 20:45 do të transmetohet live në Supersport 4. Në Supersport nëpërmjet kanalit Eurosport 2 do të keni mundësi të ndiqni edhe duelin që nis javën e 3-të të Bundesligës atë mes Borussia Moenchengladbach dhe Leipzig me miqtë që do të kërkojnë suksesin e 3-të rresht në drejtim e Nagelsmann për të kryesuar të vetëm Bundesligan.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency