Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

E pyesin për Bellingham, Ancelotti vlerëson edhe objektivin e Chelsea-t

FUTEBOL - Enzo Fernandez n.13 jogador do SL Benfica festeja golo, no jogo SL Benfica vs FC Midtjylland (4-1), da 1a Mão da 3a Pré-eliminatória na Qualificação para a Liga dos Campeões 2022/23 (Masculino). Estádio da Luz, em Lisboa. Terça-feira, 2 de Agosto de 2022. (RUI RAIMUNDO/ASF)

Carlo Ancelotti, trajner i Realit të Madridit, është pyetur këtë të premte, në një konferencë për shtypin, në lidhje me interesimin e klubit “Merengues” për anglezin Bellingham, pjesë së Borussias së Dortmundit. Trajneri italian i është shmangur pyetjes, duke folur për mesfushorët e tjerë, si p.sh. lojtari i Benfikës, Enzo Fernández.

“Bellingham tregoi në Kupën e Botës se ai është një mesfushor i madh, ashtu si të tjerët. Ka shumë mesfushorë të rinj të mirë që po shfaqen: Enzo, Pedri dhe Gavi. Bellingham është një prej tyre, por unë do të flas për mesfushorët e mi, të cilët janë shumë të mirë. Tchouaméni, Camavinga, Valverde… Këtu kemi shumë të rinj”, ka deklaruar Ancelotti.

Pyetjes nëse do të ketë largime në janar nga Reali, italiani iu përgjigj:

“Nëse dikush më kërkon këshilla, do t’i jap, por ende askush nuk ka hyrë në zyrën time. Të gjithë janë të fokusuar, kemi ende shumë ndeshje përpara dhe e gjithë skuadra do të angazhohet. Askush nuk ankohet se nuk ka luajtur shumë, të gjithë janë të fokusuar”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...