Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

E rëndë, ndahet nga jeta në moshën 31-vjeçare, futbollisti maroken!

Një tjetër humbje e rëndë në futboll. Ndahet nga jeta në moshën 31-vjeçare për shkak të sëmundjeje të rëndë siç ishte kanceri në stomak ish-lojtari i përfaqësueses marokene Mohamed Abarhoun. 31-vjeçari e zbuloi se vuante nga kjo sëmundje e rëndë në muajin shkurt kur ishte pjesë e Rizespor në Turqi. Lajmin e largimit të tij nga jeta e njoftoi vetë klubi përmes një deklarate për shtyp. “Kemi mësuar me trishtim lajmin e vdekjes së  Mohamed Abarhoun, i cili trajtohej prej kohësh. Zoti e mëshiroftë dhe ngushëllime të afërmve dhe familjarëve”, shkruhet në deklaratën e klubit. Abarhoun luajti shtatë vite në Marok për Moghreb Tetouan, ku fitoi dy tituj kampion, para se të transferohej në ekipin portugez Moreirense, të cilin e la vitin e kaluar për t’u bashkuar me Rizespor. Në nivel kombëtareje mbrojtësi ndihmoi ekipin U23 ​​të Marokut që të kualifikohej për Lojërat Olimpike 2012 në Londër dhe u aktivizua në dy ndeshje. Ai gjithashtu luajti për Marokun në kampionatin e Kombeve Afrikane 2014 si dhe në dy ndeshje miqësore.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...