Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

E rëndë në Argjentinë, sulmuesi vret me thikë portierin

Futbolli argjentinas tregon edhe një herë anën e errët. Ish-portieri i Almagros dhe i Atletico Uruguait, Facundo Espindola, u qëllua për vdekje me thikë në një bar. I dyshuar për këtë krim është një tjetër futbollist, Nahuel Oviedo, i cili ka luajtur si sulmues i River Plate, Huracan dhe i San Telmos.
Sipas mediave vendase, rreth orës 06:30, në Hurlingham, Espindola ka patur një zënkë, fillimisht në rrugë e më pas në një bar, me Oviedon, i cili e ka goditur me thikë në gjoks, fatkeqësisht duke i marrë jetën.
Oviedo është larguar nga vendngjarja, por vetëm pas pak kohësh është arrestuar bashkë me një person tjetër.
Sulmuesi vrasës ka patur precedentë penalë. Në vitin 2011 është dënuar me 3 vjet liri me kusht për mashtrim, ndërsa dy vite më pas ishte arrestuar pasi kishte sulmuar një police.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...