E pabesueshme te Nice, që po paraqitet shumë mirë në javët e para të sezonit të ri në Ligue 1. Duke u renditur në vendin e dytë pas javës së gjashtë. Me vetëm një pikë më pak se Bresti kryesues.
Një prej futbollistëve të skuadrës së drejtuar nga italiani Francesco Farioli, ka tentuar vetëvrasjen gjatë ditës së sotme! Shtypi francez shkruan se bëhet fjalë për Alexis Beka Beka.
Lexo edhe:
- Agjenti i Kumbullës thyen heshtjen: Rikthimi? Të mos nxitohemi, por po rekuperohet shpejt
- VIDEO/ Dëmtohet dhe lë në mes ndeshjen e Granadës, Uzuni “tremb” Sylvinhon në prag të Çekisë
- Napoli mbyll çështjen “Osimhen”: Kurrë nuk kemi dashur të talleshim me Victor në “Tik Tok”
- Mbrojtësi shqetëson trajnerin Ancelotti, rrezikon ndeshjen e Champions League
22-vjeçari po kërcënon se do të hidhet nga një urë pranë qytetit francez. Saktësisht nga ura Magnan (100 m e lartë). Aty ku ka ndalur automjetin e tij në korsinë e emergjencës dhe po tenton të ndërmarrë veprimin ekstrem.
Aktualisht janë duke u zhvilluar operacionet e shpëtimit. Zjarrfikësit dhe forcat e policisë po kryejnë operacionet, të ndihmuar edhe nga një psikolog i dërguar nga klubi i Nice.
Dyshimet e para lidhen me një ndarje të mbrojtësit nga e dashura. Fundi i romancës e ka rënduar së tepërmi lojtarin me origjinë nga Kongo. Bisedimet vazhdojnë për të evituar ngjarjen e rëndë.
