Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

E rëndë në Itali! Humbi penalltinë ndaj Interit, sulmuesi kërcënohet me jetë

Hellas Verona zhvilloi një ndeshje shumë të mirë përballë Interit në “San Siro”, por në fund doli pa pikë pas humbjes 2-1.

Skuadra e drejtuar nga Marco Baroni, kishte një shans të artë për të barazuar në minutën e 100-të, por Thomas Henry gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

 

Sulmuesi francez, i cili realizoi golin e barazimit të përkohshëm (74’), goditi shtyllën. Veprim për të cilin është përballur me mesazhe të frikshme nga tifozët e tij.

29-vjeçari nuk dorëzohet, teksa ka reaguar në rrjetet sociale, aty ku thekson se ai dhe familjarët e tij janë kërcënuar me jetë pas humbjes së penalltisë.

Lexo edhe:

Për të gjithë njerëzit që mendojnë se e njohin futbollin më mirë se kushdo tjetër dhe që fyejnë familjen time duke i uruar vdekjen, shpresoj që një ditë të gjeni paqen në jetën tuaj të vogël.

Gabimet janë pjesë e sportit dhe prandaj do të vazhdoj të punoj për të qenë më i mirë se më parë. Një ditë fiton, një ditë humb, një ditë shënon, një ditë gabon. Kjo është jeta ime si futbollist.

 

Jam krenar që kam mundur të shënoj golin tim të dytë në karrierë në ‘San Siro’ pas dëmtimit të ligamentit. Gjithmonë me kokën lart, gjithmonë përpara”, shkruan Henry.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Euro 2024

Nedim Bajrami hyri në historinë e Kampionatit Evropian me golin e shënuar ndaj Italisë, në ndeshjen debutuese të Shqipërisë në eventin e futbollit që...