Vritet pas një shkëmbimi zjarri me policinë, Tyler Honeycutt, basketbollist i Khimkit në Rusi, skuadër që sezonin që sapo u mbyll mori pjesë në Euroligën e Basketbollit. 27-vjeçari u gjet i pajetë në shtëpinë e tij në Sherman Oaks (një lagje e Los Angelesit), pasi ishte përplasur me armë zjarri me forcat e rendit. Mbeten ende të paqarta rrethanat e ngjarjes dhe përse Honeycutt kishte vdekur para se të mbërrinte policia në banesën e tij. Dyshohet se 27-vjeçari ka vrarë veten në kushtet e tronditjes psikologjike.
Tyler Honeycutt ka lindur në Sylmar, Los Ageles, më 15 korrik 1990. Pasi luajti me skuadrën e universitetit UCLA, tentoi për disa vite radhazi, por pa rezultate, të nënshkruante me skuadrat e NBA dhe në D-League në Amerikë. Para se të transferohej të Khimki i Moskës, ku spikati fillimisht ne Eurocup e më pas në Eurolegue, luajti për një vit në Izrael me Ironi Nes Ziona. Në sezonin 2016-2017, para se të rikthehej te Khimki, u transferua tek Anadolu Effes në Turqi.